Open Call
Open Call for Individual Tutors for Roma VET Students

Open Call for Individual Tutors for Roma VET Students

Application Deadline: 29 July 2025
Target Group: Vocational Education and Training (VET) Secondary School Students

Are you an experienced tutor ready to support young learners in subjects they struggle with? Do you believe that targeted, flexible academic help can make the difference between falling behind and moving forward?

We’re expanding our pool of individual tutors to support Roma students in VET secondary schools, based on the subjects they identify during mentoring sessions.

About the Support Program
This initiative is part of a broader effort to increase the academic success and long-term opportunities of Roma youth. Alongside workshops and mentoring, students will receive subject-specific tutoring to help them stay on track, boost performance, and gain confidence in their studies.

What This Involves
Tutors will be recruited through a direct award, depending on student needs. If you’ve worked with us before, your profile remains valid—we’re continuing from the previous procurement process, with new assignments based on updated subject requests.

Details:

  • Contract Type: Individual Service Contract

  • Payment: Based on delivered hours per subject

  • VAT: Not applicable

  • Taxes: Withholding tax applies

Who Should Apply
We’re looking for individuals who:

  • Have strong subject knowledge in areas relevant to VET education (math, science, languages, etc.)

  • Are comfortable working with youth in one-on-one or small-group settings

  • Can adapt to student needs and explain things clearly

  • Have a flexible, supportive, and inclusive approach

How to Apply
Send the following documents to rva@rvalb.org with the subject line: TUTORING 2025

  • Your CV

  • A brief statement of interest (max 1 page) mentioning the subject(s) you can teach

  • If applicable, note your previous involvement in our tutoring program

Deadline to apply: 29 July 2025

Tutoring sessions will take place during August 2025, based on the student needs and availability of selected tutors.

We’re looking forward to working with people who know that the right kind of support—at the right time—can change everything.

 

Thirrje e Hapur: Mësues Individualë për Nxënësit Romë në Shkollat Profesionale (VET)

Afati i Aplikimit: 29 Korrik 2025
Grupi Përfitues: Nxënës të Shkollave të Mesme Profesionale (VET)

A keni përvojë në dhënien e mësimit dhe dëshironi të mbështesni nxënësit në lëndët ku kanë më shumë vështirësi? Besoni se ndihma e duhur në momentin e duhur mund të bëjë ndryshimin?

Po zgjerojmë listën e mësuesve individualë për të ofruar mësim shtesë për nxënësit romë në shkollat profesionale (VET), në bazë të lëndëve që identifikohen gjatë sesioneve të mentorimit.

Rreth Programit të Mbështetjes
Kjo iniciativë është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rritur suksesin shkollor dhe mundësitë afatgjata për të rinjtë romë. Krahas punëtorive dhe mentorimit, nxënësit do të marrin ndihmë individuale në lëndët ku kanë nevojë më të madhe për mbështetje.

Detaje të Bashkëpunimit:
Përzgjedhja e mësuesve do të bëhet përmes procedurës së dhënies së drejtpërdrejtë, në varësi të nevojave të identifikuara nga nxënësit. Profili i mësuesve që kanë bashkëpunuar më parë me ne do të konsiderohet ende i vlefshëm.

Të dhëna të rëndësishme:

  • Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi individual

  • Pagesa: Sipas orëve të realizuara për çdo lëndë

  • TVSH: Nuk aplikohet

  • Tatime: Zbritje në burim, sipas legjislacionit në fuqi

Kush Mund të Aplikojë
Kërkojmë persona që:

  • Kanë njohuri të mira në lëndët e arsimit profesional (matematikë, shkenca, gjuhë, etj.)

  • Dinë të punojnë me të rinj në mënyrë individuale ose në grupe të vogla

  • Janë të aftë të përshtatin mënyrën e mësimdhënies sipas nevojave të nxënësit

  • Kanë një qasje të duruar, mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse

Si të Aplikoni
Dërgoni dokumentet në emailin rva@rvalb.org me subjektin: TUTORING 2025

  • CV-në tuaj

  • Një letër të shkurtër interesi (maksimumi 1 faqe), ku përmendni lëndët që mund të mbuloni

  • Nëse keni qenë pjesë e programit edhe më parë, ju lutem përmendeni

Afati i fundit për aplikim: 29 Korrik 2025

Sesionet e tutorimit do të zhvillohen gjatë muajit Gusht 2025, në varësi të nevojave të nxënësve dhe disponueshmërisë së mësuesve të përzgjedhur.

Presim të bashkëpunojmë me njerëz që besojnë se mbështetja e duhur në momentin e duhur mund të bëjë diferencën.

 

2025/07/29 23:59:59