ADA1A-G025
Thirrja e II për Praktika Profesionale për Përfituesit e Programit WinForVET

Thirrja e II për Praktika Profesionale për Përfituesit e Programit WinForVET

Ftohen të gjithë përfituesit e projektit “Arsim, Punësim, Partneritet dhe Barazi Gjinore: Një Formulë e Suksesshme për Romët në Arsim Profesional dhe Punësim” të aplikojnë në thirrjen e radhës për praktika profesionale të mbështetura nga zbatimi i këtij projekti.

Kriteret kryesore:

– Të jetë student/përfitues i projektit WinForVET;
– Të ketë përfunduar kursin e formimit profesional me sukses të mbështetur nga ky projekt;
– Të jetë nga një nga qytetet pjesë e këtij projekti (Tirana, Durres, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër);
– Të jetë ne vitin e fundit të studimeve në shkollën e mesme profesionale dhe të ketë si qëllim punësimin në degën/profilin që ka studiuar.

Kritere plotësuese:

– Prioritet kanë aplikimet nga vajza dhe gra;
– Të ketë pjesëmarrje të rregullt në aktivitetet (mentorime, tutorime (për shkollat e mesme profesionale) workshop dhe planet individuale të zhvillimit personal dhe profesional) në kuadër të projektit;
– Të jetë treguar korrekt/e dhe i/e përpiktë me programin;
– Aplikimi të jetë i qartë dhe konciz.

Çfarë do të përfitoni?

• Mundësi për të praktikuar aftësitë tuaja pas përfundimit të shkollës ose kursit profesional;
• Përshtatje në mjedisin dhe kulturën e punës;
• Mundësi punësimi afatgjatë në rast se vendi i punës ka mundësinë t’ju ofrojë kontratë punësimi;
• Praktikë profesionale të paguar me pagë minimale përgjatë kohëzgjatjes së praktikës (kohëzgjatja do të vendoset në varësi të profilit dhe nevojës së praktikantit, por nuk mund të zgjasë më shumë se 3-muaj).

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga një grup punë i përbërë nga Koordinatori i Edukimit dhe Punësimit, Eksperti i Planeve Individuale të Zhvillimit Personal dhe Profesional dhe nga krye mentori.

Për shkak të numrit të kufizuar të praktikave profesionale, do të përzgjidhen aplikimet më të mira nga të gjitha zonat e targetuara të projektit.

Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 15 qershor 2022.
Aplikimet e suksesshme do të thirren për një intervistë tek zyrat e Roma Versitas Albania ose remotely.