Open Call
Open Call for Mentors SEC & TER 2024-2025

Open Call for Mentors SEC & TER 2024-2025

As part of the implementation of the projects “Increasing the Performance and Employment of Roma Students in Secondary Schools in Albania – Academic Year 2024-2025 (SEC-ALB-02)” and “Increasing Access and Participation of Roma Students in Tertiary Education and Transition to the Labor Market through Employment – Academic Year 2024-2025 (TER-ALB-02)”, financed by the European Commission through DG-NEAR and implemented by the REF Rumania, REF Serbia and Roma Versitas Albania,

OPEN CALL FOR MENTORS

that will provide online mentoring sessions to support secondary and tertiary students beneficiaries of these projects, during the academic year 2024-2025.

Duration: January 2025 – June 2025

Deadline for sending applications: 31 December 2024

Background

The project “EU Regional Action on Roma Education: Increasing Educational Support and Opportunities for Roma Students in the Western Balkans and Turkey (RARE), Phase II” builds on the achievements of its first phase, implemented by the Roma Education Fund (REF) from 2018 to 2021.

During the first phase, educational services delivered across seven project countries (Albania – ALB, Bosnia and Herzegovina – BIH, Kosovo – KOS, Montenegro – MNE, North Macedonia – MAC, Serbia – SER, and Turkey – TUR) successfully engaged over 4,500 Roma children and youth at all educational levels in various educational activities.

The current phase of the project seeks to sustain and expand upon the benefits and outcomes of the initial phase, while establishing a solid foundation for the continued inclusion and participation of Roma children and young people in education.

Objective

The purpose of mentoring is to address the academic needs of students by assisting them based on the mentor’s expertise and the students’ specific requirements to enhance their academic performance.

Mentors play a critical role in career and personal development, offering experienced guidance in the fields each student is studying. Mentors not only serve as valuable resources throughout the academic year but also provide opportunities for students to practice and develop interactive skills. Mentors both assist students and provide feedback, following a structured approach.

Responsibilities of a Mentor:

  • Supporting students within the secondary and higher education system.
  • Mentoring each beneficiary by generating online reports and providing updates to the project manager.
  • Preparing supplementary lessons as needed for immediate academic interventions.
  • Organizing at least one group mentoring session per month in cities with more than four beneficiaries.
  • Preparing a summary report at the end of the mentoring period to document their commitment and activities as a mentor.

 

Conditions for application

  • Applicants must hold a degree or certification from a relevant institution in a Scientific or Professional Master’s program.
  • Must have at least three years of experience in teaching and/or participation in projects related to the Roma and Egyptian communities.
  • Should possess a strong understanding of the secondary and higher education systems.
  • Must be proficient in using Zoom and other online platforms, as mentoring will be conducted online.
  • Being a member of the Roma or Egyptian community is considered an added advantage.

 

Application

Those interested should send their CV in Albanian or English, as well as a short BIO about their experience to the email address [email protected] email subject: APLIKIM PER MENTOR

Note: Only those who will be accepted will be contacted via e-mail.

Në kuadër të zbatimit të projektit “Rritja e Performancës dhe Punësimit të Nxënësve Romë të Shkollave të Mesme në Shqipëri – Viti Akademik 2024-2025 (SEC-ALB-02)”, si dhe projektit “Rritja e Aksesit dhe Pjesëmarrjes së Studentëve Romë në Arsimin Terciar dhe Tranzicioni në Tregun e Punës përmes Punësimit – Viti Akademik 2024-2025 (TER-ALB-02)”,i financuar nga Komisioni Europian nëpërmjet DG-NEAR dhe i zbatuar nga Roma Education Fund dhe në Shqipëri nga Roma Versitas Albania,

HAPEN THIRRJET PËR MENTORË

 të cilët do të ndihmojnë nëpërmjet mentorimeve online nxënësit e shkollave të mesme si dhe studentët përfitues të programit SEC & TER-ALB-02 për vitin akademik 2024-2025.

Kohëzgjatja: Janar 2025 – Qershor 2025

Afati i dërgimit të aplikimeve:  31 Dhjetor 2024

Sfondi

Projekti Veprimi Rajonal i BE-së për Arsimin e Romëve: Rritja e Mbështetjes Arsimore dhe Mundësive për Studentët Romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (RARE), faza II, përbën një fazë të dytë të projektit tashmë të zbatuar gjatë viteve 2018-2021 nga REF.

Gjatë fazës së parë të projektit, shërbimet arsimore të ofruara përmes shtatë vendeve të projektit (Shqipëri – ALB; Bosnje dhe Hercegovinë – BIH; Kosovë – KOS; Mali i Zi – MNE; Maqedonia e Veriut – MAC; Serbia – SER; Turqi – TUR) arritën për përfshirjen e më shumë se 4500 fëmijëve dhe të rinjve romë (nga të gjitha nivelet arsimore) në aktivitetet arsimore. Projekti aktual vazhdon përfitimet dhe rezultatet e projektit fillestar, duke krijuar në të njëjtën kohë një bazë të mirë-bazuar për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në arsim.

Objektivi

Qëllimi i mentorimit është të adresojë nevojat akademike të nxënësve të shkollave të mesme si dhe studentëve duke i ndihmuar ata sipas aftësive dhe nevojave të studentit që lidhen me rritjen e performancës akademike të tyre.

Mentori është bërë një pjesë kritike dhe, në disa raste, e formalizuar e zhvillimit të karrierës dhe zhvillimit personal, duke ofruar një mbështetje me përvojë në fushën e caktuar ku çdo student është duke studiuar.

Mentori shërben jo vetëm si burim për nxënësin/studentin gjatë gjithë vitit shkollor, por edhe si një mekanizëm përmes të cilit nxënësi/studenti mund të praktikojë dhe zhvillojë aftësinë ndërvepruese. Të dyja ndihmojnë dhe japin reagime për studentin, duke ndjekur një strukturë të paracaktuar.

Mentori ka përgjegjësi specifike si:

  • mirëmbajtja e sistemit të arsimit të mesëm dhe të lartë;
  • mentorimi i secilit përfitues duke gjeneruar raporte online e duke raportuar te menaxheri i projektit;
  • nëse është e nevojshme për ndërhyrje të menjëhershme, gjeneron çdo ditë lëndët e nevojshme për mësime suplementare;
  • përpiqet të ketë çdo muaj një seancë mentorimi në grup në qytetet ku kemi më shumë se katër përfitues.
  • Në fund të mentorimeve bën një raport përmbledhës të angazhimit të tij/saj si mentor.

Kushtet për aplikim

  • Të jenë të diplomuar ose të certifikuar nga institucione përkatëse në Master Shkencor ose Profesional;
  • Të kenë të paktën një eksperiencë/përfshirje prej 3-viteve në mësimdhënie dhe përfshirje në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me komunitetin Rom dhe Egjiptian;
  • Të kenë njohuri të mira të sistemit arsimor të mesëm e të lartë;
  • Të kenë njohuri të platformave Zoom, pasi mentorimi mund të kryet online;
  • Të qenit nga komuniteti Rom ose Egjiptian është një vlerë e shtuar në aplikim.

Aplikimi

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në gjuhën shqipe ose angleze, si dhe një BIO të shkurtër rreth eksperiencës së tyre në adresën e emailit [email protected] me titull emaili: APLIKIM PER MENTOR

Shënim: Vetëm ata të cilët do të pranohen do të kontaktohen nëpërmjet e-mailit.