Offer Request: 026-21
PËRGATITJE E PASQYRAVE FINANCIARE TË ORGANIZATËS ROMA VERSITAS ALBANIA PËR VITIN USHTRIMOR 2021
Rreth thirrjes:
Oferta juaj duhet të përbëhet nga:
1. Oferta ekonomike (formulari në vijim);
2. Oferta Profesionale-Ligjore:
• Kopje e Ekstraktit Historik të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit jo më parë se tre muaj nga data e dorëzimit të ofertës;
• Kopje e Licencës nga IKM / IEKA / ACCA;
• Curriculum Vitae të ekspertit/ekspertëve të kompanisë.
Detajet e kërkuara janë:
• Përgatitje e pasqyrës së pozicionit financiar për vitin ushtrimor 2021;
• Përgatitje e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve per vitin ushtrimor 2021;
• Përgatitje e pasqyrës së fluksit të mjeteve monetare për vitin ushtrimor 2021;
• Përgatitje e shënimeve shpjeguese për vitin ushtrimor 2021.
Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese:
• Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentet e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
• Roma Versitas Albania do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në disa kritere:
• eksperiencën e ofertuesit, veçanërisht në përgatitjen e pasqyrave financiare për organizata jofitimprurëse;
• ofrimin e sigurisë për ruajtjen e të dhënave dhe konfidencialitetit;
• kombinimi më i favorshëm i eksperiencës dhe ofertës ekonomike.
Dorëzimi i ofertës:
Monedha e kërkuar për ofertim duhet të jetë në Lekë.
Oferta ekonomike duhet të përfshirë TVSH-në (nëse ofertuesi është i regjistruar në këtë kategori).