Offer Request: 024-21
Albanian Language
KËRKESË PËR OFERTË
Në kuadër të zbatimit të projektit “Covid-19 Emergency Support On Education”, një fond emergjent, i vënë në dispozicion nga Roma Education Fund dhe i zbatuar në Shqipëri nga organizata Roma Versitas Albania në bashkëpunim me gjashtë organizata të tjera partnere, me një plan veprimi për të ofruar mbështetje për vazhdimin e arsimit dhe mësimit, për të siguruar mbështetje materiale dhe arsimore në vijimësi të situatës emergjente, thirrjen për blerjen 30 paketave të lojërave dhe materialeve edukative.
TERMAT DHE KUSHTET PËR OFERTIM:
Përshkrimi | Njësia | Sasia |
Set materialesh didaktike për fëmijë të moshës 3-11 vjeç të cilat duhet të përmbajnë: – Puzzles; – Materiale për vizatime; – Plastelina; – Libra. |
Set | 70 sete |
- Të gjitha materialet e sipërpërmendura duhet të jenë cilësore dhe të mos përmbajnë materiale të dëmshme.
OFERTUESIT E PËRSHTATSHËM:
- Çdo kompani / firmë e cila është e regjistruar në mënyrë të rregullt për prodhim dhe / apo prokurim të artikujve të kërkuar.
- Kompania ndaj së cilës nuk ka procedurë penale pranë Gjykatës dhe nuk është në proces të falimentimit.
- Kompania pa ndonjë llogari të bllokuar të llogarisë rrjedhëse.
OFERTUESI DUHET TË KONKURROJË PËR:
Blerjen e lodrave zhvillimore dhe materialeve didaktike për të lehtësuar mësimin on-line. Roma Versitas Albania mban të drejtën për të zgjedhur ofertuesit më të favorshëm për SET/KOMPLET dhe mban të drejtën për të ndryshuar sasinë nëse është e nevojshme.
AFATI I DORËZIMIT:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 21.04.2020, ora 15:00.
Oferta duhet të dërgohet me e-mail në format të Skanuar, PDF ose Excel firmosur nga një person i autorizuar në adresën e postës elektronike [email protected]
Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “OFERTE 024/21“.
- Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentet e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
- Roma Versitas Albania do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
- Kjo thirrje për ofertë nuk është detyruese për Roma Versitas Albania të lidhë Kontratë.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në whatsapp +355 69 60 89 220 ose në adresën e postës elektronike [email protected]
Tiranë, më 14.04.2020