Offer Request: 024-20

Albanian Language

KËRKESË PËR OFERTË

Në kuadër të zbatimit të projektit “Covid-19 Emergency Support On Education”, një fond emergjent, i vënë në dispozicion nga Roma Education Fund dhe i zbatuar në Shqipëri nga organizata Roma Versitas Albania në bashkëpunim me gjashtë organizata të tjera partnere, me një plan veprimi për të ofruar mbështetje për vazhdimin e arsimit dhe mësimit, për të siguruar mbështetje materiale dhe arsimore në vijimësi të situatës emergjente, thirrjen për blerjen 30 paketave të lojërave dhe materialeve edukative.

RRETH NESH
RomaVersitas si program ekziston në Shqipëri që nga viti 2014. Ndjekja e shtuar e numrit të studentëve romë dhe nevoja e tyre për pronësi të nismave të përbashkëta, të organizuara dhe përcjellëse nga një vend, duke ndjekur nevojën e hapësirës individuale dhe kolektive, jo vetëm zhvillimi, por edhe përgjigja ndaj sfidave të romëve në Shqipëri dhe me mbështetjen dhe kërkesën e Fondit të Arsimimit të Romëve – REF, më 8 Prill 2016 pas një iniciative të përbashkët nga vetë studentët nisën hapat e para të regjistrimit të kësaj nisme.

Si rrjedhojë, Roma Versitas Albania u regjistrua me vendimi gjyqësor Nr.5347, Datë 30.5.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si një organizatë e shoqërisë civile.

TERMAT DHE KUSHTET PËR OFERTIM

Përshkrimi Njësia Sasia

Set materialesh didaktike për fëmijë të moshës 3-11 vjeç të cilat duhet të përmbajnë:

  • Puzzles;
  • Materiale për vizatime;
  • Plastelina;
  • Libra.
Set 70 sete
  • Të gjitha materialet e sipërpërmendura duhet të jenë cilësore dhe të mos përmbajnë materiale të dëmshme.

OFERTUESIT E PËRSHTATSHËM

  • Çdo kompani/firmë e cila është e regjistruar në mënyrë të rregullt për prodhim dhe/apo prokurim të artikujve të kërkuar.
  • Kompania ndaj së cilës nuk ka procedurë penale pranë Gjykatës dhe nuk është në proces të falimentimit.
  • Kompania pa ndonjë llogari të bllokuar të llogarisë rrjedhëse.

OFERTUESI DUHET TË KONKURROJË
Për blerjen e lodrave zhvillimore dhe materialeve didaktike për të lehtësuar mësimin on-line. Roma Versitas Albania mban të drejtën për të zgjedhur ofertuesit më të favorshëm për SET/KOMPLET dhe mban të drejtën për të ndryshuar sasinë nëse është e nevojshme.

AFATI I DORËZIMIT
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 7.7.2020, ora 15:00.

Oferta duhet të dërgohet me e-mail në format të Skanuar, PDF ose Excel firmosur nga një person i autorizuar në adresën e postës elektronike [email protected]

Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “OFERTE 024/20“.

      • Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentet e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
      • Roma Versitas Albania do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
      • Kjo thirrje për ofertë nuk është detyruese për Roma Versitas Albania të lidhë Kontratë.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në whatsapp +355 69 60 89 220 ose në adresën e postës elektronike [email protected]

 

Tiranë, 30.6.2020