Offer Request: 023-20
Albanian Language
KËRKESË PËR OFERTË
Në kuadër të zbatimit të projektit “Covid-19 Emergency Support On Education”, një fond emergjent, i vënë në dispozicion nga Roma Education Fund dhe i zbatuar në Shqipëri nga organizata Roma Versitas Albania në bashkëpunim me gjashtë organizata të tjera partnere, me një plan veprimi për të ofruar mbështetje për vazhdimin e arsimit dhe mësimit, për të siguruar mbështetje materiale dhe arsimore në vijimësi të situatës emergjente, shpall thirrjen për blerjen e 80 tabletave dhe 10 laptopëve.
BLERJE:
- 80 TABLETA
- 10 LAPTOP
RRETH NESH
RomaVersitas si program ekziston në Shqipëri që nga viti 2014. Ndjekja e shtuar e numrit të studentëve romë dhe nevoja e tyre për pronësi të nismave të përbashkëta, të organizuara dhe përcjellëse nga një vend, duke ndjekur nevojën e hapësirës individuale dhe kolektive, jo vetëm zhvillimi, por edhe përgjigja ndaj sfidave të romëve në Shqipëri dhe me mbështetjen dhe kërkesën e Fondit të Arsimimit të Romëve – REF, më 8 Prill 2016 pas një iniciative të përbashkët nga vetë studentët nisën hapat e para të regjistrimit të kësaj nisme.
RRETH THIRRJES
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licencuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t´u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes.
Detajet e kërkuara janë:
TABLETA – COPË 80 | |
Marka | Mund të jenë të markave të ndryshme |
Madhësia e Ekranit | Min. 7” |
Memoria | Min. 8GB |
RAM | Min. 1GB |
Wi-Fi | Po |
SIM | Po |
Kamera | Po |
Video | Po |
Procesori | Quad-Core |
Sistemi Operativ | Preferohet Android |
LAPTOPË – COPË 10 | |
Gjendja | Të rinj & Të përdorur |
Marka | Midis markave: Lenovo – Dell – HP |
Madhësia e Ekranit | Min. 14” |
Memoria | E preferueshme SSD128GB |
RAM | 8 GB |
Procesor | Duke filluar nga: I5 – GEN5 |
Skedë Grafike | Duke filluar nga 2GB |
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 25.06.2020, ora 12:00.
Çmimi i ofruar/produkt duhet të jetë çmimi për njësi në monedhën Lek sipas modelit RFO që mund ta shkarkoni në linkun https://mega.nz/file/9ZVQWYBY#6qp7KYulbE1md0hQf5bIIew5vExWTD2i2bRiLX3UiUE
Oferta duhet të dërgohet me e-mail në format të Scanuar, PDF ose Excel firmosur nga një person i autorizuar në adresën e postës elektronike [email protected]
Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “OFERTE 023/20“.
- Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
- Roma Versitas Albania do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
- Kjo thirrje për ofertë nuk është detyruese për Roma Versitas Albania të lidhë Kontratë.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në whatsapp +355 69 607 2007 ose në adresën e postës elektronike [email protected]
Tiranë, më 17/6/2020