Call for Application: WinForVET 2nd-Phase
Janë hapur aplikimet për fazën e dytë të projektit WinForVET, vetëm për Shkollat e Mesme Profesionale në qytetet e targetuara nga projekti (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë).
Nxënësit nga minoriteti Rom mund të aplikojnë dhe të jenë përfitues të projektit duke plotësuar saktë këtë aplikim.
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga stafi zbatues i projektit dhe aplikimet më të suksesshme do të kalojnë në fazën e intervistimit.
Intervistat do të zhvillohen në zyrat e Roma Versitas Albania, adresën e gjeni të shënuar në fund të aplikimit.
Sipas rrethanave të caktuara, intervistat mund të zhvillohen virtualisht/online, ose në qytetin e aplikantit në rast se Roma Versitas Albania do të gjendet për monitorim të projektit ose vizitë pune.
Kriteret:
– Nxënës/e Rom ose Egjiptian të cilët e deklarojnë hapur përkatësinë e tyre etnike;
– Janë në Shkollë të Mesme Profesionale, ose janë regjistruar në vitin e parë;
– Paraqesin dokumentet përkatëse nëse rezultojnë fitues:
i. dokument identifikimi;
ii. certifikatë regjistrimi;
iii. vërtetim shkolle;
iv. listë notash;
v. plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike të cilën e ofron RVA.
Kritere plotësuese:
• Nxënësit me rezultate të mira në shkollë kanë shanset më të larta për t’u përzgjedhur;
• Po ashtu, nxënësit/et që i kanë idetë e qarta dhe mund të përshkruajnë mirë qëllimet lidhur me arsimimin e tyre.
Çfarë e bën një aplikim të suksesshëm?
– Plotësimi i saktë i të gjitha pyetjeve/pikave në aplikim.
– Aplikimi është i shkruar saktë, ka të shprehura mendime të qarta dhe koncize.
– Për në fazën e intervistimit, aplikanti tregon aftësi të mira komunikimi, shprehet qartë dhe artikulon shumë mirë qëllimet që ka mbi arsimin e tij/saj profesional.
Çfarë Ofrojmë?
• Edukim përmes bursave financiare (40 Euro në muaj), mentorime dhe tutorime për të përmirësuar qasjen në edukim dhe punësim të të rinjve Rom.
• Punësimi nëpërmjet përfshirjes në punë, formim profesional, dhe partneritet me kompani dhe institucione.
Aplikimet janë të hapura deri në fund të muajit shtator.