Call
Call for Application: Roma Political School

Call for Application: Roma Political School

A dëshiron të ndërtosh një karrierë në politikë, politikat publike dhe mjetet e advokimit?
 
Ndihesh krenar për identitetin të cilit i përket dhe ke nxitjen për të kontribuar më shumë dhe më mirë në nivel vendor, qendror dhe ndërkombëtar?
 
Atëherë, kjo THIRRJE të drejtohet Ty! 
 
Roma Versitas Albania ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për aplikime për Shkollën Politike Rome! Projekti mbështetet nga Këshillimi i Evropës (Council of Europe), dhe kemi privilegjin që na është dhënë mundësia ta zbatojmë në Shqipëri, për herë të parë! Plotësimi i aplikimit nuk do tju marrë më shumë se 30 minuta nga koha juaj, por ju siguroj se ja vlen çdo minutë e shpenzuar. Shkolla Politike Rome, ju ofron në mënyrë të përmbledhur gjashtë module mjaft interesante dhe informuese, dhe njëkohësisht intensive, nga lektorë të njohur nga fusha akademike, aktivizmi, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspertë, analistë dhe nga fusha e politikës. Shumica e tyre nga minoriteti Rom brenda dhe jashtë vendit.
 
Qëllimi i Roma Versitas Albania është që të kontribuojë në fuqizimin e karrierës tuaj dhe zhvillimin e alternativave të reja, ndoshta të pazbuluara më parë drejt zhvillimit tuaj akademik dhe profesional. Gjithashtu, të nxisë dhe çojë përpara aftësitë e të menduarit në mënyrë kritike dhe analitike për të kuptuar dhe adresuar raste komplekse. E fundit dhe jo më pak e rëndësishme, është një mundësi për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontakteve. Të njiheni me persona të rinj dhe të mrekullueshëm që mund të jenë miq dhe kolegët tuaj nesër.
APLIKONI KETU (deri me date 22 Shtator): https://forms.gle/FQXNMTwpYgGHJ3J69

English

Would you like to develop a career on politics, public policy and advocacy tools?
Are you proud of your identity and have the urge to contribute more and better for your local community at the local, central or international level?

Then, this CALL is for You!

Roma Versitas Albania is proud to announce the call for application to the Roma Political School! This project is financed and supported by the Council of Europe and we feel privileged to have the opportunity to implement it in Albania. The application will take you 20-30 minutes of your time, but is worth every minute of it! RPS will offer you an intensive, though-provoking and interesting school summarized in six (6) modules and various lecturers delivered by noticeable academic professors, activists, national and international organizations, experts, artists, policy analysts, and politicians, mostly of them Roma from Albania and internationals.

We aim to boost your career, develop new and alternative paths towards your professional and academic growth. Enhance your critical thinking and skills to analyze and address complex cases. Also, you may expand your network and get to know with amazing people, future colleagues and friends.

APPLY HERE (until 22nd of September): https://forms.gle/FQXNMTwpYgGHJ3J69