Open Call
Open Call for Lecturer on Digital Skills

Open Call for Lecturer on Digital Skills

As part of the implementation of the projects “Increasing the Performance and Employment of Roma Students in Secondary Schools in Albania – Academic Year 2024-2025 (SEC-ALB-02)” and “Increasing Access and Participation of Roma Students in Tertiary Education and Transition to the Labor Market through Employment – Academic Year 2024-2025 (TER-ALB-02)”, financed by the European Commission through DG-NEAR and implemented by the REF Rumania, REF Serbia and Roma Versitas Albania,

OPEN CALLS FOR LECTURER ON DIGITAL SKILLS

that will provide online lecturing on digital skills sessions to support secondary and tertiary students beneficiaries of these projects, during the academic year 2024-2025.

Duration: February 2025 – July 2025

Deadline for sending applications: January 26, 2025

Background

The project “EU Regional Action on Roma Education: Increasing Educational Support and Opportunities for Roma Students in the Western Balkans and Turkey (RARE), Phase II” builds on the achievements of its first phase, implemented by the Roma Education Fund (REF) from 2018 to 2021.

During the first phase, educational services delivered across seven project countries (Albania – ALB, Bosnia and Herzegovina – BIH, Kosovo – KOS, Montenegro – MNE, North Macedonia – MAC, Serbia – SER, and Turkey – TUR) successfully engaged over 4,500 Roma children and youth at all educational levels in various educational activities.

The current phase of the project seeks to sustain and expand upon the benefits and outcomes of the initial phase, while establishing a solid foundation for the continued inclusion and participation of Roma children and young people in education.

Objective

The objectives of the digital skills lectures include developing the knowledge and skills that allow high school and undergraduate students to use technology effectively and creatively, such as:

  • Understand the basic operation of operating systems and applications.
  • Learn how to use basic programs such as Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) or their alternatives.
  • Create and manage documents, tables and presentations.
  • Use online collaboration tools, such as Google Workspace, Teams, or Zoom.
  • Understand the importance of cyber security.
  • Learn how to protect personal data and use secure passwords.
  • Distinguish reliable from dubious sources on the Internet.
  • Use search engines to find valuable information.
  • Organize and store information effectively.
  • To use different tools for communication (email, social networks, collaboration platforms).
  • Develop skills to work on creative projects and solve problems through technology.
  • Learn how to build a CV and professional profile online (e.g., LinkedIn).
  • Develop skills for searching for work and applying for positions digitally.

Depending on the target group, the objectives can be adapted to include their specific needs. These skills are vital in the digital age, both for personal and professional development.

Conditions for applications

  • Those interested must be graduates or certified by relevant institutions.
  • Have at least 3 years of experience/involvement in teaching and/or involvement in teaching lectures related to digital skills.
  • Being from the Roma or Egyptian community is an added value in the application.

Application

Those interested should send their CV in Albanian or English, as well as a short BIO about their experience to the email address [email protected] with email title: APPLICATION FOR DIGITAL SKILLS LECTURER

Note:Only those who will be accepted will be contacted via e-mail on January 30, 2025.

Në kuadër të zbatimit të projektit “Rritja e Performancës dhe Punësimit të Nxënësve Romë të Shkollave të Mesme në Shqipëri – Viti Akademik 2024-2025 (SEC-ALB-02)”, si dhe projektit “Rritja e Aksesit dhe Pjesëmarrjes së Studentëve Romë në Arsimin Terciar dhe Tranzicioni në Tregun e Punës përmes Punësimit – Viti Akademik 2024-2025 (TER-ALB-02)”, i financuar nga Komisioni Europian nëpërmjet DG-NEAR dhe i zbatuar nga Roma Education Fund dhe në Shqipëri nga Roma Versitas Albania, për nxënësit e shkollave të mesme

HAPEN THIRRJET PËR LEKTOR PËR AFTËSITË DIGJITALE

të cilët do të mbështesin nëpërmjet sesione online nxënës të shkollave të mesme si dhe studentë Rom dhe Egjiptian përfitues të projekteve për vitin akademik 2024-2025.

Kohëzgjatja: Shkurt 2025 – Korrik 2025

Afati i dërgimit të aplikimeve: 26 Janar 2025

Sfondi

Projekti Veprimi Rajonal i BE-së për Arsimin e Romëve: Rritja e Mbështetjes Arsimore dhe Mundësive për Studentët Romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (RARE), faza II, përbën një fazë të dytë të projektit tashmë të zbatuar gjatë viteve 2018-2021 nga REF.

Gjatë fazës së parë të projektit, shërbimet arsimore të ofruara përmes shtatë vendeve të projektit (Shqipëri – ALB; Bosnje dhe Hercegovinë – BIH; Kosovë – KOS; Mali i Zi – MNE; Maqedonia e Veriut – MAC; Serbia – SER; Turqi – TUR) arritën për përfshirjen e më shumë se 4500 fëmijëve dhe të rinjve romë (nga të gjitha nivelet arsimore) në aktivitetet arsimore. Projekti aktual vazhdon përfitimet dhe rezultatet e projektit fillestar, duke krijuar në të njëjtën kohë një bazë të mirë-bazuar për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në arsim.

Objektivi

Objektivat e leksioneve për aftësitë digjitale përfshijnë zhvillimin e njohurive dhe aftësive që i lejojnë nxënësit e shkollave të mesme si dhe student universitarë të përdorin teknologjinë në mënyrë efektive dhe kreative, si:

  • Të kuptojnë funksionimin bazë të sistemeve operative dhe aplikacioneve.
  • Të mësojnë si të përdorin programe bazë si Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) ose alternativat e tyre.
  • Të krijojnë dhe menaxhojnë dokumente, tabela dhe prezantime.
  • Të përdorin mjete bashkëpunimi online, si Google Workspace, Teams, ose Zoom.
  • Të kuptojnë rëndësinë e sigurisë kibernetike.
  • Të mësojnë si të mbrojnë të dhënat personale dhe të përdorin fjalëkalime të sigurta.
  • Të dallojnë burimet e besueshme nga ato të dyshimta në internet.
  • Të përdorin motorët e kërkimit për të gjetur informacion të vlefshëm.
  • Të organizojnë dhe ruajnë informacionin në mënyrë efektive.
  • Të përdorin mjete të ndryshme për komunikim (email, rrjete sociale, platforma bashkëpunimi).
  • Të zhvillojnë aftësi për të punuar në projekte krijuese dhe për të zgjidhur probleme përmes teknologjisë.
  • Të mësojnë se si të ndërtojnë një CV dhe një profil profesional online (p.sh., LinkedIn).
  • Të zhvillojnë aftësi për kërkimin e punës dhe aplikimin për pozita në mënyrë digjitale.

Në varësi të grupit të synuar, objektivat mund të përshtaten për të përfshirë nevojat specifike të tyre. Këto aftësi janë jetike në epokën digjitale, si për zhvillimin personal ashtu edhe për atë profesional.

Kushtet për aplikim

  • Të interesuarit duhen të jenë të diplomuar ose të certifikuar nga institucione përkatëse.
  • Të kenë të paktën një eksperiencë/përfshirje prej 3-viteve në mësimdhënie dhe/ose përfshirje në mësimdhënien e leksioneve në lidhje me aftësitë digjitale.
  • Të qenit nga komuniteti Rom ose Egjiptian është një vlerë e shtuar në aplikim.

Aplikimi

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në gjuhën shqipe ose angleze, si dhe një BIO të shkurtër rreth eksperiencës së tyre në adresën e emailit [email protected] me titull emaili: APLIKIM PER LEKTOR TE AFTESIVE DIGJITALE

Shënim: Vetëm ata të cilët do të pranohen do të kontaktohen nëpërmjet e-mailit më 30 Janar 2025.

2025/01/26 23:59:59